Nëse e reklamoni akomodimin tuaj (apartamente, dhoma ose vila) në platformën Airbnb, ka mundësi që të keni marrë një njoftim nga faqja për ndryshimin e strukturës së tarifës së rezervimit.
Çfarë do të thotë kjo?
Duke filluar nga data 7.12.2020, Airbnb ka njoftuar një ndryshim në tarifën që aplikon për shërbimet që ofron.
Aktualisht ekzistojnë dy sisteme komisionesh:
- Sistemi i tarifës së ndarë komisioni i aplikuar nga Airbnb ndahet mes pronarit dhe mysafirit. Pronarit i llogaritet një tarifë fikse prej 3%, ndërsa mysafirit i llogaritet një komision deri në 20%.
- Sistemi i tarifës fikse ky sistem është i detyrueshëm për kompanitë që reklamojnë në Airbnb dhe përfaqëson një tarifë fikse prej 14% të çmimit të aplikuar nga pronari
Në vend të dy sistemeve ekzistuese, Airbnb do të vendosë një sistem të vetëm me komision fiks prej 15%, i cili do t'i ngarkohet pronarit. Ky ndryshim do ta afrojë kompaninë me dy liderët e tjerë botërorë, Booking.com dhe Expedia.com, të cilët gjithashtu i aplikojnë tarifat e tyre direkt nga akomodimi dhe jo nga mysafiri.
Si ndikon kjo tek akomodimet?
Airbnb beson se ky është një metodë e thjeshtuar llogaritjeje. Çmimi do t'u shfaqet mysafirëve në mënyrë më të qartë, ndërsa pronarët dhe menaxherët e akomodimeve do të kenë më shumë kontroll mbi çmimin final.
Gjithashtu, rritja mesatare e numrit të rezervimeve për pronarët që kanë përdorur çmime të thjeshtuara në Evropë, midis nëntorit 2019 dhe shkurtit 2020, ishte 17%.
A ndikon kjo në rezervimet ekzistuese?
Jo, ky ndryshim nuk ndikon në rezervimet ekzistuese. Ai do të aplikohet automatikisht për rezervimet që vijnë nga data 7.12, ndërsa ato ekzistuese do të mbeten të njëjta si më parë.
I këshillojmë pronarët dhe menaxherët e akomodimeve që automatizojnë biznesin e tyre dhe përdorin sistemin channel manager të përgatisin lista të reja çmimesh. Në përputhje me llogaritjen e re të komisioneve, çmimet duhet të përgatiten sipas periudhave në mënyrë që të përshtaten dhe të shmangen mospërputhjet e mëparshme. Nëse sistemi juaj i channel manager-it nuk e ka këtë mundësi, na kontaktoni për t'ju shpjeguar se si mund të lidheni me zgjidhjen tonë të channel manager-it.

